Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet në Dubai Julian Meçaj, ish-anëtari i bandës së Durrësit

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet në Dubai Julian Meçaj, ish-anëtari i bandës

Julian Meçaj, ish-anëtari i bandës së Durrësit, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe për llogari të drejtësisë shqiptare. Sipas asaj që gazetarja Klodiana Lala bën me dije Meçaj ka rënë në prangat e policisë në Dubai, pasi është shpallur në kërkim nga drejtësia shiptare si pjesë e grupit kriminal që ka organizuar atenatatin ndaj ish-prokuroit Arjan Ndoja në mbikalimin e Shkozetit në vitin 2019.

Më herët në prangat e Policisë në Dubai ra edhe Plarent Dervishaj, i kërkuar nga SPAK për një sërë ngjarjesh kriminale dhe me banim në Dubai, ku u arrestua dhe fitoi përsëri lirinë për shkak se mungon një marrëveshje ekstradimi mes Shqipërisë dhe Emirateve.

Bashkim Haxhia ka qenë në makinë me Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj në qershor 2019, kur makina me të cilën ata udhëtonin ra pre e një atentati dhe u “sharrua” me breshëri plumbash. Nga të shtënat e kallashnikovit mbetën të plagosur Meçaj dhe Dervishaj.

Të gjithë këta shtetas, dyshohet se kanë gisht në atentatin e nëntorit 2019 ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur bashkë me pasagjerin tjetër Aleksandër Laho, ndërkohë vdiq në vend shoferi Andi Maloku.

Dyshohet se i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka dhënë detaje të reja për prokurorët Altin Dumani dhe Adnan Xholi, të cilët qëndrojnë vetë në krye të këtij operacioni. Shtetasit e mësipërm të arrestuar dhe ata në kërkim, ka dyshime të arsyeshme se kanë ndihmuar atentatorët të siguronin mjetet dhe armët, e më pas të largoheshin nga vendngjarja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese