Kryedispeçeri i Portit të Durrësit është arrestuar nga policia belge, për llogari të drejtësisë italiane.
Shefki Keçi është ndaluar tre ditë më parë nga autoritetet belge, ndërsa mbetet e paqartë nëse është ekstraduar drejt Italisë.
Mësohet se Shefki Keçi kërkohet nga drejtësia italiane për një çështje të trafikut të drogës, rreth 21 vite më parë.
Në prill të vitit 2001 Keçi u vu në pranga së bashku me gjashtë persona të tjerë pasi në anijen që ai drejtonte u sekuestruan plot 32 kilogram heroinë e pastër.
Është e paqartë nëse Keçi e ka vuajtur të gjithë dënimin, megjithatë në Shqipëri duket se ai vazhdonte jetën normalisht, madje duke mbajtur dhe poste të rëndësishme.