Hapësire reklamuese

Aktualitet

SPAK arreston drejtorin e Kadastrës së Beratit; merrte para për të dhënë legalizime

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Nelaj

Drejtori i ASHK-së Berat, Ervin Nelaj, 38-vjeç është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia.

Urdhri për arrestimin e tij është lëshuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), ndërkohë që ai është arrestuar në banesën e tij në lagjen “30 Vjetori”. Nelaj akuzohet për “korrupsion pasiv” gjatë ushtrimit të detyrës në institucionin e ASHK-së Berat.

Burime bëjnë me dije se Ervin Nelaj ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash në këmbim të dhënies së lejeve të legalizimit të pronave e banesave. Nelaj, prej 7-muajsh ishte në krye të ASHK-së Berat, pas punës si inspektor e specialist në ALUIZNIN e Beratit prej 8-vitesh.

Njoftimi nga Policia

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aluizni”, për goditjen e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u.

Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar “Aluizni”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat.

Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu