Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
37 %
1kmh
0 %
Enj
20 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Ndalohet në Austri Stela Gugallja, pronarja e kompanisë së inceneratorëve pritet të ekstradohet në Shqipëri

Lajme të ngjashëm

Është ndaluar në Vienë të Austrisë ortakja e kompanisë së inceneratorëve shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k, e shpallur në kërkim nga Prokuroria Speciale.

Mësohet se Gugallja është ndaluar në Vienë dhe tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e saj drejt Tiranës. SPAK i ka dërguar dokumentacionin e nevojshëm Ministrisë së Drejtësisë për nisjen e procedurave të ekstradimit.

Burime nga SPAK kanë konfirmuar lajmin teksa newsbomb.al mëson se kanë nisur procedurat për ekstradimin e Gugalljas.

Prokuroria e Posaçme është njoftuar se në Gjykatën e Vienës, në Austri, është duke u kryer proçedura e ekstradimit të shtetases Stela Gugallja, nga Austria në Shqipëri, në zbatim të urdhërit të kërkimit ndërkombëtar për këtë shtetase.

Për këtë qëllim, Prokuroria e Posaçme ka përcjellë nëpërmjet Ministrisë se Drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për proçedurën e ekstradimit.

Deri në këtë moment nuk jemi njoftuar nga autoritetet austriake të drejtësisë për ecurinë e mëtejshme të procedurës së ekstradimit”, bëjnë me burime nga SPAK.

Gugallja, së bashku me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin akuzohen për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, si dhe korrupsion aktiv ndaj zyrtarëve në bashkëpunim, në lidhje me aferën qindra milionëshe të inceneratorëve.

Gugallja dhe Klodian Zoto u shpallën në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk i gjetën në banesat e tyre në Shqipëri. Më herët për këtë aferë është arrestuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Sipas SPAK, kompania e Gugalljas, “Albtek Energy”, kompania që ka përfituar koncensionin dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të koncensionit, kanë marrë fatura dhe kanë kryer pagesa për punime që në të vërtetë nuk janë kryer nga këto shoqëri tregtare.

“Albtek Energy” ka deklaruar në mënyrë fiktive 2.950.000 euro ndërsa “Integrated Technology Services” 735.000 Euro, 3.7  milionë euro gjithsej. Sipas SPAK, paratë e deklaruara fiktivisht i ka përfituar ish-ministri Koka.

Më shumë