Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohet në Athinë ‘indiani’, shqiptari që rrëzoi nga motori policin grek dhe e rrahën dhjetëra protestues (FOTO-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet në Athinë ‘indiani’, shqiptari që
Momenti kur i riu shqiptar rrezon ne toke policin grek

Shqiptari i dyshuar si personi që rrëzoi nga motori një polic grek, gjatë protestave të dhunshme në Athinë 4 ditë më parë, është arrestuar nga policia në vendin fqinj dhe pritet që nesër të dalë para gjykatës.

Në pamje, ai duket duke vrapuar mes për mes rrugës dhe rrëzon nga motori policin grek. Më pas, dhjetëra protestues të tjerë vërsulen mbi policin dhe e qëllojnë atë barbarisht për afro 2.5 minuta.

Ai mbeti i plagosur rëndë, dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë. Mediat greke publikojnë foton e tij të gjakosur në mes të rrugës.

Screenshot_2.jpg

I riu shqiptar i njohur dhe me pseudonimin “indiani” është arrestuar bashkë me 17 persona të tjerë që ishin në protestën e dhunshme të së martës dhe akuzohen për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe disa vepra të tjera penale më të lehta, raporton newsbomb.al.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll