Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Arrestohet ‘Mirko Floriri’; kërcënonte me kanun policinë italiane në ‘Tik Tok’

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a822db5a0491b91b4fa3434f55608f9f

Mirko Rosa, i njohur më së shumti si “Mirko Floriri” ka rënë në prangat e policisë pas shumë përpjekjesh nga autoritetet. Ish-sipërmarrësi i cili ishte dënuar shumë herë, sfidonte policinë italiane që ta arrestonin përmes videove të postuara në ‘TikTok’.

Ai publikonte video fyese ndaj policisë, ku shfaqej dhe me tatuazh me shqiponjën dhe muzikë popullore shqiptare me çifteli. Sapo u arratis jashtë vendit, Rosa u përpoq t’i bënte karabinierët të besonin se ishin në vende të tjera nga vendet ku ishte me të vërtetë.

Pas një urdhri arresti evropian të lëshuar më 21 janar të këtij viti, ai u arrestua Zvicër, ku strehohej për t’i shpëtuar dënimit me 6 vjet burg për një sërë veprash penale, si mashtrim, abuzim në familje, dëmtim personal, vrasje të kafshëve, pastrim parash, botim arbitrar i akteve të procedurave penale, simulim i një krimi dhe fyerje ndaj një zyrtari publik.

Mirko Rosa, 46 vjeç, i njohur si “Mirko Floriri” pasi merrej me tregti ari. Tani Rosa është burgosur në La Farera, burgu i Luganos, në pritje të ekstradimit.

Vetëm disa ditë më parë, u arrestua shoferi dhe truproja i tij, Jhony Gentian Lohja, një shqiptar me shumë krime që përfundoi në pranga për pjesëmarrjen në shit-blerjen e një pistolete me një numër regjistri të fshirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img