Është arrestuar miku i ngushtë i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Bëhet fjalë për Thomas Barrack, i cili mbikqyri fondin për inaugurimin e Trump.
Ai është arrestuar nën akuza që përfshijnë lobim të paligjshëm të huaj dhe pengim të drejtësisë, tha të martën Departamenti amerikan i Drejtësisë. Barrack akuzohet për mbrojtje të paligjshme të interesave të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtetet e Bashkuara.
Ai gjithashtu pretendohet të ketë gënjyer agjentët e FBI-së gjatë një interviste në lidhje me marrëdhëniet e tij me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Barrack është një mik dhe ortak i vjetër i Donald Trump. Themelues i firmës së madhe të investimeve Colony Capital. Barrack dha dorëheqjen si shefi ekzekutiv i kompanisë Colony Capital në vitin 2020. Në prill, ai dha dorëheqjen si kryetar ekzekutiv i firmës.