Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
15 °
Mar
13 °
Mër
9 °
E shtunë, 1 Prill, 2023

Arrestohet mbesa e Federica Mogherinit, bleu nga shqiptari kokainë me qëllim shitjen

Lajme të ngjashëm

Përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme në BE, Federica Mogherini është vëndosur në qendër të vëmendjes së mediave italiane dhe atyre europiane për shkak se mbesa e saj, Gaia Mogherini është arrestuar nga policia për trafik kokaine.

Mediat italiane shkruajnë se Gaias, vajzës së vëllait të madh të Frederica Mogherinit, i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga gjyqtari Massimo Di Lauro, pasi akuzohet se ka marrë një sasi kokaine me qëllim tregtimin e saj nga Manuel Zumpano, djali i një prej kriminelëve më të njohur të Romës në vitet 80-të, i cili është bashkëpunëtor me shqiptarin Rigers Duriçi.

Federica besohet se nuk ka kontakt me familjen e 26 vjeçares prej vitesh, shkruajnë mediat italiane.

Gjithsesi, sa i përket Zumpanos dhe Duriçit, ata dyshohen se kanë shitur sasi të mëdha dhe lloje të ndryshme droge me fitime që arrijnë në 100 mijë euro në javë si dhe kanë lidhje direkte me trafikantë nga Spanja dhe Shqipëria.

Më shumë