Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet lushnjari, plagosi me thikë një person që po lufton me vdekjen në spital

Shkruar nga Newsbomb

Arrestohet I.S, autor i një plagosjeje të rëndë në Lushnje.

Policia bën me dije se, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, i shtetasit I. S., banues në Lushnjë, pasi, për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin N. C., i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu