Vetëm disa orë pas arrestimit të gjykatësit të Apelit, Shkëlqim Miri, prangat i janë hedhur edhe kushëririt të tij, Kujtim Miri.
Ndalimi i Kujtim Mirit është bërë po me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Rënda, me dyshimin se ka patur rolin e sekserit në shumën prej 300 milion lekë të vjetra që iu gjetën gjyqtarit në banesën e tij gjatë kontrollit të policisë pas mesnate.
Gjyqatri Shkëlqim Miri i ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje Gentian Dodës, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.