Arrestohet kryeministri i Bosnjes, dyshohet se ka shpërdoruar fondet për të blerë respiratorë për covid-19

Publikuar tek: rajon, më 22:11 29-05-2020 Arrestohet kryeministri i Bosnjes, dyshohet se ka shpërdoruar fondet për të blerë respiratorë për covid-19 Kryeministri i Federatës së Bosnjë e Hercegovinës Fadil Novaliç

Kryeministri i Federatës së Bosnjë e Hercegovinës Fadil Novaliç, u arrestua të enjten brenda natës nga agjensia shtetërore e zbatimit të ligjit SIPA së bashku me kreun e Mbrojtjes Civile dhe pronarin e një kompanie private, si pjesë e një hetimi për blerjen e respiratorëve për përballimin e covid-19 me çmime më të larta se tregu.

Kryeministri Novaliç, Drejtori i Mbrojtjes Civile Fahrudin Solak  dhe drejtori i kompanisë "Srebrena malina" Fikret Hoxhiç janë marrë në pyetje për disa orë mbrëmjen e djeshme për blerjen e 100 respiratorëve në vlerën e 5.25 milionë eurove. Solak dhe Hoxhiç gjithashtu u mbajtën në zyrat e SIPA-s, ndërsa sot pritet që SIPA t'i dorëzojë në Prokurorinë BeH-së.

Prokuroria e Bosnje-Hercegovinës mori raportin e ekspertizës në mesin e majit në kuadër të rastit "Respiratorët". Në një prononcim më herët Prokuroria ka njoftuar se të gjithë respiratorët në këtë rast janë gjetur, regjistruar dhe është kryer ekspertiza.

"Raporti i ekspertizës gjeti se ventilatorët e blerë nuk plotësonin as karakteristikat minimale të nevojshme për trajtimin adekuat të pacientëve në repartin e kujdesit intensiv, përfshirë pacientët me COVID-19. Prandaj, përdorimi i këtyre ventilatorëve në repartin e kujdesit intensiv nuk rekomandohet", thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Bosnje-Hercegovinës. /NEWSBOMB.AL

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098938941955566
array(1) { ["section"]=> string(112) "arrestohet-kryeministri-i-bosnjes-dyshohet-se-ka-shperdoruar-fondet-per-te-blere-respiratore-per-covid-19-208345" }