Hapësire reklamuese

Bota

Arrestohet ‘koka’ shqiptare e bandës së grabitësve në Itali, tregon edhe shokët

Shkruar nga Newsbomb

Një shqiptar 27-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë italiane në Modena.

Ai konsiderohet si kreu i një grupi hajdutësh në zonë. Grupi ushtronte veprimtarinë kriminale në Modena dhe Firence.

27-vjeçari u identifikua  pas zbulimit të gjurmëve të gishtërinjve në një qese të hedhur gjatë arratisjes, pasi një grabitje në Villanova.

Grupi ishte i përbërë nga 4 persona dhe vepronin në mënyrë të tillë, fillimisht parkonin makinën, një Mercedes A-Class, larg nga vendet ku  kryenin vjedhjet, në apartamente.

Më pas, në mënyrë të fshehtë ata largoheshin duke përfituar nga errësira nga një shtëpi në tjetrën.

Shqiptari i arrestuar  ka denoncuar bashkëpunëtorët e tjerë, ndërkohë që policia po heton për t’i identifikuar ata.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu