Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

Arrestohet ‘këngëtari’ që trafikonte drogë, shkatërrohet grupi kriminal në Itali, në pranga edhe 2 shqiptarë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ad95c75dd04c897415f1dda2eea0b9a1

Një grup kriminal i përbërë nga 6 marokenë u shkatërrua nga polciia italianë, pasi ishin monitoruar për një kohë të gjatë. Sipas raportit të policisë, grupi ishte i aftë të blinte dhe më pas të shiste deri në 50 kilogram kokainë dhe hashash në vetëm 6 muaj.

Organizata kriminale drejtohej nga 2 vëllezër marokenë nga shtëpia e tyre në Bedizzole, ndërsa u sekuestruan 200 mijë euro.

Operacioni filloi në maj të vitit 2018 dhe përfundoi ditën e sotme me fletë-arrestin për 12 persona: 6 anëtarë të grupit kriminal, një furnizues shqiptar dhe 5 klientë të rregullt të këtij grupi. Në burg kanë shkuar 10 prej të arrestuarve, ndërsa 2 prej tyre nuk gjenden, përfshirë edhe “kokën” e grupit, një maroken 35 vjeçar.

Operacioni anti-drogë në Lonato

Ishte pikërisht 35 vjeçari që po monitotrohej nga policia prej kohësh, ndërsa “kamuflohej” si këngëtar në një restorant. Brenda restorantit, 35 vjeçari dhe vëllai i tij i vogël u takuan me furniuesit dhe ranë dakord me shitësit, por nuk u përfshinë vetë në shkëmbimin e parave me drogën.

Klientët besnikë

Ndër klientët besnikë ishte edhe një 40 vjeçar nga Shqipëria, i cili gjithmonë blinte të njëjtën sasi lënde narkotike, 50 gram kokainë dhe 200 gram hashash. 40 vjeçari përdorte edhe gruan e tij italiane për të blerë drogën, e cila u arrestua në provincën e trentos dhe iu sekuestruan 53 gram koakinë dhe 200 gram hashash.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img