Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Arrestohet ish-polici, qëlloi me plumb në kokë fqinjin dhe i shkoi në varrim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ish-efektiv i poli cisë së Sarandës ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet të jetë autor i vrasjes së 44-vjeçarit Pajtim Shehu. Ngjarje kjo e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës së shkuar në një lokal në fshatin Shkallë të Konispolit. Bëhet fjalë për Ajet Rexhepin banues në këtë fshat, i cili (sipas policisë lokale) ka pasur konflikte me viktimën, por edhe me pronarin e lokalit ku ndodhi vrasja.

Burime pranë grupit hetimor dje bënë me dije se Rexhepi u arrestua pasditen e së hënës, pasi ka dyshime të forta se ai ka qëlluar për vdekje babain e tre fëmijëve me një plumb në fytyrë (poshtë syrit). Ndërkohë, hetuesit e çështjes sqaruan se 49-vjeçari u vu nën akuzë pas përgjimeve të kryera, por edhe bazuar në dëshmitë kontradiktore të dhëna prej tij. Por, prova më e fortë që kompromenton Rexhepin, është fakti se atij i janë gjetur gjurmë baruti në duar. E ndërsa dyshohet për vrasje, ende nuk dihet nëse ish-polici, i cili mori pjesë dhe në ceremoninë e varrimit të Pajtim Shehut, e ka vrarë atë aksidentalisht apo me dashje.

ARRESTIMI

Një ditë pas ekzekutimit të Pajtim Shehut, policia e Sarandës ka shoqëruar dhe marrë në pyetje shumë persona (numri arrin mbi 80-të). Mësohet se në lidhje me këtë ngjarjeje është shoqëruar dhe fqinji i viktimës, Ajet Rexhepi si dhe djali i këtij të fundit. Shoqërimi i Rexhepit është bërë në cilësinë e personit që mund të kishte dijeni për ngjarje, por edhe për faktin se ai ka pasur konflikt me 44-vjeçarin (për një zënkë mes fëmijëve të tyre) dhe nuk i fliste prej disa kohësh. Mësohet se agjentët e policisë e kanë përgjuar 49-vjeçarin në automjetin e tij dhe në dhomat e izolimit ku ishte shoqëruar bashkë me djalin e vet.

Dyshimet e bluve janë përforcuar nga prania e nitrateve në duart dhe në trupin e Rexhepit. Ajet Rexhepi ka dhënë dëshmi kontradiktore gjatë marrjes në pyetje. Kur ka ndodhur vrasja, ai ka qenë në vendngjarje së bashku me disa banorë të tjerë të zonës. Ka qenë i vetmi që ka pranuar se ka dëgjuar krismë arme. Ai ka deklaruar se “dola nga shtëpia pasi dëgjova një krismë arme”, thanë burime pranë grupit hetimor. Policia e Sarandës ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare pas arrestimit të 49-vjeçarit. Ndërkaq, burimet zyrtare nuk bëjnë të ditur motivin e qartë të ngjarjes, pasi dy pistat në të cilat po hetohet janë ajo e vrasjes për motive të dobëta pas konflikteve të mëparshme dhe ajo e vrasjes aksidentale.

Kontradiktore duken edhe të dhënat lidhur me grabitësin e lokalit të Arqile Poçit. Vetë ky i fundit ka pohuar se ka parë një fuoristradë të dyshimtë që largohej nga vendin e ngjarjes, së cilës nuk kishte arritur t’i shikonte targën. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lokalin e fshatit Shkallë, mbetet mister fakti se në vendngjarje nuk është gjetur gëzhojë arme. Nisur nga ky fakt, dyshohet se arma mund të ketë qenë pistoletë me mulli, por nuk përjashtohet mundësia që i dyshuari Ajet Rexhepi është treguar i kujdesshëm, duke e marrë prej andej për të mos lënë gjurmë.

49-vjeçari, ish-polic i Komunës Xarrë, është gjithashtu pronar i një lokali pranë vendit të ngjarjes. Mësohet se banorët e zonës ishin në dijeni të konfliktit që ai kishte me viktimën Pajtim Shehu, por edhe me pronarin e lokalit, Arqile Poçi. Me këtë të fundit, Ajet Rexhepi ishte konfliktuar në dhjetor të vitit 2009, pasi gjatë ushtrimit të detyrës, kishte dhunuar bashkëshorten e Poçit dhe shtetasin P.B. për një tendë të ndërtuar në lokalin e tyre. /Gazeta Shqiptare/

Më shumë




spot_img








spot_img