Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Arrestohet ish-luftëtari i UÇK-së në Serbi, po udhëtonte me të vëllanë drejt Italisë

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet ish-luftëtari i UÇK-së në Serbi, po

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj.

Avokati Xhevdet Smakiqi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, tha se Hasan Dakaj është arrestuar sot nga policia serbe në Merdarë rreth orës 09:00 të mëngjesit teksa po udhëtonte më vëllain e tij drejt Italisë.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje urgjente Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Kryeministrit Albin Kurti që përmes metodave diplomatike të kërkojë lirimin e Dakajt.

Postimi i plotë në Facebook:

S’ka liberalizim per pjestaret e UÇK-së!

Sot jam autorizuar nga Familja Dakaj nga Prizreni qe te mbroje te drejtat ligjore te familjarit te tyre Hasan Dakaj i lindur me 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qene pjestar i UÇK-se është arrestuar ne Merdare rreth ores 09:00h te mengjesit derisa po udhtonte me vëllaun e tij drejt Italise.

Familja Dakaj është nen frikë dhe ankth te madh pasiqe polica serbe Hasan Dakaj ish pjestarin e UÇK-se sipas informatave te para e kanë dërguar ne qendren e ndalimit ne Kushumli dhe mund ti nenshtrohet toroturave fizike e psiqike apo edhe me keq.

Unë menjëherë do te ndërrmarrë veprime duke ushtruar kerkese pranë MPJD-se qe te intersohet per fatin e shtetasit te Kosoves Hasan Dakaj i arrestuar sot ne mengjes ne Merdare nga policia serbe vetem pse ka qene ish pjestarë i UÇK-se.

Si Avokat i Familjes Dakaj i bëjë thirrje urgjente MPJD-se qe permes kanaleve diplomatike te kërkoi lirimin e Hasan Dakaj dhe ti lejohet levizja e lirë sikurse çdo shtetasi te Kosoves pa diskriminim.

Stop persekutimit te shtetasve te Kosoves nga shteti i Serbise e cila po shkel lirine fundametale te levizjes se lirë me fokus ish pjestarëve te UÇK-se.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese