Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet ish-drejtori i shkollës në Shkodër, procedohen mësueset që ndihmuan të përjashtuarin të kalonte klasën, në pranga edhe punonjësi i Gjendjes Civile për falsifikim dokumentash

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar 60 vjeçarin Elez Rustemaj, i cili ishte nëpunës në Gjendjen Civile në Koplik, pasi ai ka pajisur një shtetas me certifikatë me të dhënat e një shtetasi tjetër.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe ish-drejtori i shkollës së Mesme Pyjore në Shkodër A.Ç, 41 vjeç, ndërsa janë proceduar edhe dy mësuese të kësaj shkolle që kanë ndihmuar të kalojë klasën një nxënësi të përjashtuar nga shkolla.

Mësueset A.T dhe B.L i kanë vendosur nota kaluese nxënësit Z.L, edhe pse ai ishte përjashtuar nga shkolla, duke i dhënë mundësinë ta kalojë klasën e 11-të.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër

Shpërdoroi detyrën, vihet në pranga nëpunësi i Gjendjes Civile në Koplik të Malësisë së Madhe.

Në pranga edhe ish-Drejtori i shkollës së Mesme Pyjore në Shkodër, për shpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve shkollore.

Procedohen penalisht në gjendje të lirë për shpërdorim të detyrës edhe dy mësuese të shkollës së Mesme Pyjore Shkodër.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale arrestuan shtetasin E.R., 60 vjeç, nëpunës i zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative Koplik, Bashkia Malësi e Madhe. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet duke shpërdoruar detyrën, ai ka pajisur një shtetas me certifikatë me të dhënat e një shtetasi tjetër.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin A.Ç., 41 vjeç, ish-Drejtor i shkollës së mesme pyjore në Shkodër, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”. Shtetasi A.Ç., në detyrën e Drejtorit, në vitin 2019, pas përjashtimit nga shkolla të nxënësit Z.L., i ka vendosur nota kaluese në lëndët e semestrit të dytë të klasës së 11-të, duke i dhënë klasën e 11-të këtij nxënësi, edhe pse ishte përjashtuar në mars 2019, si dhe është pasqyruar pa mungesa në regjistër, me qëllim që ai të përfundonte vitin shkollor në muajin qershor 2019.

Po ashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“ edhe për dy mësueset A.T. dhe B.L., pasi nga veprimet e para hetimore që janë kryer në shkollën e Mesme Pyjore Shkodër ka rezultuar se ato u kanë vendosur nota kaluese nxënësve të përjashtuar nga kjo shkollë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll