Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohet ish-drejtori i policisë, Erzen Breçani, në pranga edhe djali i tij

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet ish-drejtori i policisë, Erzen Breçani, në pranga

Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani është shoqëruar në polici mbrëmjen e kësaj të hëne bashkë me disa  persona të tjerë, pasi SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se mes të arrestuarve janë i biri i Erzen Breçanit dhe  disa efektivë policie.  Ka dyshime se personat e shoqëruar janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Shoqërimi në polici i ish-drejtorit dhe efektivëve është bërë në kuadër të një operacioni të policisë së shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Nuk ka ende informacion se sa urdhër arreste janë ekzekutuar deri më tani. Priten të dhëna zyrtare për këtë operacion.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese