Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Arrestohet i shumëkërkuari në Tiranë, 33 vjeçari me precedent të theksuar kriminal, shok me Emiljano Shullazin (EMRI-FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

d36dc76b1af5744f6466b7fe8cd87916

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar një 33 veçar në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim pas masës së sigurisë “Arrest me burg”që i ishte dhënë nga Gjykata.

Bëhet me dije se i arrestuari është Klajdi Gjeci, 33 vjeç, klindur dhe banues në Tiranë, person me precedent të theksuar kriminal.

33 vjeçari  ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore Policisë Elbasan, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2019, i ka vendosur masën e sigurimit personal ”Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjeci njihet edhe si mik i Emiljano shullazit, ndërsa në vitin 2016 u arrestua pasi vendosi tritol në automjetin e një biznesmeni në kryeqytet.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, një shtetas i shpallur në kërkim, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe të armëmbajtjes pa leje.

33-vjeçari, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi që ishte në kërkim, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat i mirorganizmit të punës u bë e mundur që në rrugën “Sami Frashëri” të lokalizohej dhe të kapej shtetasi K. Gj., 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, person me precedent të theksuar kriminal.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore Policisë Elbasan, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2019, i ka vendosur masën e sigurimit personal ”Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës u kryen nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

klajdi_gjeci_new_15830.jpg

Më shumë

spot_img