Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Arrestohet i shumëkërkuari Kevin Cungu, vëllai i hajdutit të tmerrshëm Markelian Cungu; vjet në shtator plagosi Rexhep Xheken dhe u ‘zhduk’ (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

84099ced67f5d675ec6486725f64055f

Policia e Tiranës ka vënë sot në pranga 19-vjeçarin e njohur Kevin Cungu, i shpallur në kërkim kombëtar për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

19-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy akuzat e sipërpërmendura.

Kujtojmë që në 11 shtator 2020 Cungu plagosi me armë zjarri shtetasin Rexhep Xhekja.

Lexo edhe: PROFIL/ Kush është Markelian Cungu, i riu nga Mirdita që plagosi çiftin Laze, ‘TMERRI’ i qytetarëve që në moshën 7-vjeçare (E SHKUARA KRIMINALE)

Njoftimi i policisë

Tiranë

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim kombëtar. Kapet dhe vihet në pranga një 19-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë dhe për kapjen e personave në kërkim.

Në këtë kuadër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim me rrezikshmëri të lartë kriminale, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit K. C., 19 vjeç, banues në Tiranë.

19-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, më datë 11.09.2020, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin R. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img