Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet i riu shqiptar në Greqi, tentoi të përdhunonte polaken që njohu në Facebook

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet i riu shqiptar në Greqi, tentoi të përdhunonte polaken

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ampleokopi të Greqisë, ku një 30-vjeçar shqiptar ka tentuar të përdhunojë një vajzë 23-vjeçare nga Polonia.

Ai është arrestuar nga policia greke, pasi tentoi të largohej nga ballkoni. Sipas informacioneve të mediave greke, të rinjtë ishin njohur nëpërmjet rrjetit social Facebook, dhe mbas kësaj vajza e kishte ftuar shqiptarin për të pirë diçka në shtëpinë e saj.

30 vjeçari ka tentuar të kryej marrëdhënie intime, por duke qenë se vajza e ka refuzuar ai i ka grisur rrobat dhe e ka rrahur. Vajza polake ka vepruar me shpejtësi dhe ka njoftuar policinë.

Pasi e ka goditur me grushte dhe shkelma polaken, 30-vjeçari, indetiteti i të cilit akoma nuk është bërë i ditur, ka tentuar të largohet. Ai nuk ia ka dalë pasi ka mbetur i bllokuar në shtëpi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu