Hapësire reklamuese

Rajoni

Arrestohet i riu shqiptar në Greqi, dyshohet se përdhunoi një 15-vjeçare me probleme mendore, ja çfarë deklaroi para policisë

Shkruar nga Newsbomb

Një 30 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 15 vjeçare.

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Volos, dhe se shqiptari me të miturën ishin njohur në rrjetet sociale, ndërsa dy ditë më parë kishin zhvilluar edhe takimin e parë.

15-vjeçara pas takimit me shqiptarin, i ka rrëfyer familjes se çfarë kishte ndodhur, të cilët e denoncuan të riun shqiptar në polici dhe më pas ai u arrestua.

Shqiptari ka deklaruar se nuk kishte dijeni për problemet mendore që vajza kishte dhe se ishin puthur dhe përqafuar me dëshirën e saj dhe se nuk kishte ndodhur asgjë më shumë.

Nëse vërtetohet akuza e perdhunimit, i riu shqiptar rrezikon deri në 10 vite burg.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll