Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
54 %
5.1kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Arrestohet i mituri që plagosi me thikë 17-vjeçarin në Sukth (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

64ac7d55b1c7909f743eb671ac87312e

Është arrestuar autori i mirur i cili qëlloi me thikë pak orë më parë 17 vjeçarin Elvis Zira në Sukth.

Në pranga ka rënë adoleshenti Xh.S.,16 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Personi në fjalë dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me thikë, 17-vjeçarin E.Z., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponajt”, kapet dhe shoqërohet në ambientet e Policisë, autori i dyshuar i plagosjes me mjet prerës (thikë), në Sukth.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marë për ngjarjen e ndodhur pak më parë në Sukth, Durrës, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale, bëri të mundur të kapë dhe të shoqërojë në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme, shtetasin Xh.S., 16 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.Z., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img