Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet i dyshuari i dytë për grabitjen në Korçë, kjo nuk është hera e parë që vidhnin një kambist (DETAJET)

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Korçës ka shoqëruar një person, që mund të ketë lidhje me grabitjen e kambistit në këtë qytet.

Mësohet se në pranga ka rënë një 30-vjeçar nga qyteti i Fierit. Dyshohet se ky grup personash është i njëjtë me atë që ka kryer grabitjen e kambistit Erion Rrënja përpara disa javësh.

Mësohet se kanë qenë tre grabitës të armatosur që kanë shkuar për të vjedhur në një shtëpi në lagjen nr.1 të qytetit, por aty janë ndjerë nga pronari i shtëpisë Shefqet Muça, që është kambist në Korçë, dhe familjarët e tjerë të tij.

Ata janë përleshur me njëri-tjetrin dhe si pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur, bashkë me pronarin e shtëpisë. Familjarët e kambistit janë shprehur se të gjithë janë përleshur me grabitësit, të cilët dyshohet se kanë arritur të marrin një sasi të caktuar parash.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe dy të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, një prej tyre që është dhe grabitësi, është arrestuar në kushtet e flagrancës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll