Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Arrestohet grupi i vjedhësve të biçikletave, tre të rinjtë bënin “namin” në kryeqytet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre persona kanë rënë në prangat Policisë së Tiranës pasi akuzohen për vjedhje.

Sipas njoftimit të policisë shtetasit A. P., 28 vjeç, B. P., 36 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, të tre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes kanë vjedhur biçikletën e shtetasit G.B.

Nga hetimet e bëra këta shtetas rezultojnë të jenë autorë dhe të disa vjedhjeve të tjera. Ndërkohë, materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi I plotë:

Zbardhen dhe dokumentohen 10 vjedhje të ndryshme në qarkun e Tiranës, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.   Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. P., 28 vjeç, B. P., 36 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, të tre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 20.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur biçikletën e shtetasit G. B. Nga veprimet ka rezultuar se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjes së 5 biçikletave, vjedhjes në një banesë dhe në një dyqan. Gjithashtu shtetasi S. K. ka qenë person i shpallur në kërkim policor, pasi më datë 27.03.2021 dhe 02.04.2021 ka kryer 2 vjedhje të ndryshme (1 banesë dhe 1 biçikletë). Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 biçikletat e vjedhura

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img