Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Arrestohet grabitësi i karburanteve në Vlorë, para 20 ditësh kishte dalë nga burgu (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Vlorës ka arritur të arrestojë autorin e grabitjes së karburantit mëngjesin e sotëm në Novoselë

Në pranga është vënë Mariglen Myftaraj banues në fshatin Plashnik, Berat i cilu u kap në afërsi të karburantit.

Mësohet se Myftaraj kishte grabitur edhe një karburant tjetër mëngjesin e sotëm në fshatin Fitore.

Bëhët me dije se grabitësi kishte vetëm 20 ditë që kishte dalë nga burgu.

Myftaraj grabiti këto dy pika karburanti i armatosur me kallashnikov duke kërcënuar rojen.

 Njoftimi i policisë: 

 Në lidhje ma ngjarjen e mëngjesit ku rreth orës 05:53, në mbikalimin e Novoselës një person i maskuar me kapuç në kokë dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit – Automatik, ka marrë me forcë një sasi parash prej 24.000 lekë të rinj dhe është larguar.

Menjëherë shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit janë shpërndarë në terren, duke kontrolluar jo vetëm akset rrugore por edhe krehjen e zonës përreth derisa ranë në gjurmët e autorit dhe bënë të mundur kapjen e tij brenda një kohë shume të shkurtër.

I fshehur nëpër shkurre midis fshatrave Aliban-Akërni, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i ngjarjes, shtetasi: Mariglen Miftaraj, 27 vjeç, banues në fshatin Plashnik, Berat. Nga hetimet intensive të kryera, u bë zbulimi dhe dokumentimi i një ngjarje tjetër, konkretisht ky shtetas para se të kryente grabitjen në fjalë, rreth orës 00:40 të mëngjesit të sotëm, në të njëjtat kushte ka vjedhur edhe një karburant tjetër brenda Novoselës në pronësi të shtetasit Y.B, ky dyshohet se ka marrë një sasi parash prej 3.000 lekë të rinj. Kapja e tij në flagrancë është shoqëruar edhe me sekuestrimin e materialeve si më poshtë: – Armë zjarri Automatik – Kallashnikov – Kapuçi, që përdori për maskim – Një sasi parash prej 27.000 lekë të rinj dhe 150 Euro. Kryhen veprimet e tjera proçeduriale në lidhje me ngjarjen.

 

Më shumë

spot_img