Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohet familja shqiptare në Danimarkë, aktivistët vendas ngrihen në protestë (HISTORIA)

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet familja shqiptare në Danimarkë, aktivistët vendas

Familja shqiptare me mbiemrin Mirashi sipas portalit danez ‘The Copenhagen Post’ është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit në aeroportin e Kopenhagenit në Danimarkë pasi janë të pa autorizuar për të emigruar në shtetin Europian.

 

Familja e përbërë nga 2 prinderit dhe 3 fëmijë, ka një fëmijë me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike sipas portalit. Djali i tyre 8 vjeçar nuk ka mundësi të flasë qartë apo të ecë. Familja zgjodhi të emigrojë në Danimarkë pasi sistemi shendëtësor në Shqipëri siç janë shprehur ata, nuk i ofron mundesi për të shëruar djalin e tyre.

Policia vendase i ka transportuar në një qender jashtë Kopenhagenit, në qytetin e Sjaelsmark, dhe mjekët janë duke ekzaminuar djalin ndërsa familja kërkon azil. Më shumë se 20 aktivistë arritën në aeroportin e Kopenhagenit dhe kërkuan lirimin e familjes dhe ndihmë shendëtësore nga shteti për djaloshin 8-vjeçar.

Deri tani, thuhet se familja pritet që të ekstradohet në Shqipëri dhe nuk ka të dhena të reja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll