Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohet drejtori në Bashkinë e Sarandës, në pranga edhe një juriste e noteri (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet drejtori në Bashkinë e Sarandës, në pranga edhe

Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e sotme, drejtorin e Urbanistikes në Bashkinë e qytetit bregdetar, një juriste në ASHK dhe një noter.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Pandi Zhoga., drejtori i Urbanistikës, shtetasja Rovena Aliaj, juriste në ASHK Sarandë dhe Aleko Anagnosti me profesion noter.

Zhoga ka qenë i proceduar penalisht pasi ka lejuar ndërtimin e një pallati në lagjen nr.4, Sarandë, pa dokumentacion përkatës.

Mësohet se arrestime janë kryer edhe në Kadastër.

Ende nuk dihen akuzat e tjera që rëndojnë ndaj tyre, ndërsa urdhër-arrestet për zyrtarët e Bashkisë janë lëshuar nga Prokuroria e Sarandës, ku paraditen e kësaj të mërkure janë ekzekutuar nga efektivët e qytetit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll