Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Arrestohet dhe ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë 44 vjeçari i dënuar, si tentoi në 2013-ën të kalojë një kamion me kanabis në Portin e Durrësit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

19b60c162ea21ff51fc1280938264bdd

Autoritetet Italiane kanë arrestuar dhe ekstraduar drejt vendit tonë një shqiptar, i cili është dënuar me burg për trafikim të lëndëve narkotike.

I arrestuari është Roland Martinaj, 44 vjeç, i dënuar me burg pasi në 2013, së bashku me 2 të tjera ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis.

“Falë bashkëpunimit të suksesshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës kapet dhe  ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë një shtetas shqiptar.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi është ekstraduar drejt vendit tonë shtetasi R. M., 44 vjeç.

Shtetasi R. M. është arrestuar nga autoritetet policore në Vareze, Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Renda Tiranë, me vendim nr. 06, datë 17.01.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 27.03.2013, ky shtetas, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis”, thuhet në njoftimin e Interpol Tirana.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img