Pas një hetimi disa mujor, Policia kosovare ditën e sotme ka bërë ndalimin e deputetit të partisë NISMA, Milam Zeka.
Mediat kosovare bëjnë me dije se Zeka është ndaluar me akuzën e nxitjes së qytetarëve për të t'u larguar nga Kosova.
Bëhet me dije se Milaim Zeka nëpërmjet një agjencie u ka premtuar 920 qytetarëve kosovarë viza pune në Gjremani. Mediat kosovare raportojnë se aplikantët kanë paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune.
Por, në vend të punësimit janë gjendur brenda një skeme mashtrimi. "Insajderi" ka hulumtuar për më shumë se dy muaj këtë rast. Prokuroria ndërkohë ka nisur hetime. Zeka po hetohet për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi.
Sondazh
Poll