Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Arrestohet Boban Tomovski, krahu i djathtë i Sedat Pekerit, bosit të mafies që u kthye në armikun e Erdogan

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Është arrestuar sot në aeroportin e Stambollit shtetasi maqedonas, Boban Tomovski, që konsiderohet si bashkëpunëtori i mafiozit të njohur turk, Sedat Peker.

Ky i fundit ish-mik me Erdogan, së fundmi ka trazuar ujërat në qeverinë turke duke deklaruar se ka zyrtarë të lartë të përfshirë në korrupsion dhe vepra të tjera të paligjshme.

Mediat turke kanë raportuar se Tomovski ka jetuar si refugjat në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa është ndaluar teksa po tentonte të udhëtonte në Egjipt përmes territorit të Turqisë. Mediat pretendojnë për përfshirjen e tij në tregtinë e drogës.

Mafiozi turk, Sedat Peker ka trazuar edhe skenën politike në Maqedoninë e Veriut, pasi ishte pajisur me një pasaportë të rreme me identitetin Xhadin Amedovski. Ai gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut ishte takuar me personalitete të ndryshme politike. Sedat Peker më pas kishte qëndruar në Kosovë, ku kishte një leje të përkohshme qëndrimi.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, kishte bërë të ditur se Sedat Peker ka hyrë në territorin e Kosovës më 18 janar, 2021 dhe është larguar në drejtim të Shqipërisë pas vetëm dy ditësh. Peker besohet se aktualisht gjendet në Dubai, ndërsa gazetari investigativ Artan Hoxha më herët ka deklaruar se e kishte parë vetë Pekerin në Vlorë, i shoqëruar me 5 makina eskortë.

Më shumë

spot_img
spot_img