Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Arrestohet biznesmeni në Durrës, këtu kishte agjenci udhëtimesh, po ishte në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 9 vjet burg (FOTO-HISTORIA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në Shqipëri 41 vjeçari bënte një jetë luksoze duke qenë në drejtim të një agjencie udhëtimesh. Por ndërkohë, ishte në kërkim ndërkombëtar pasi me një vendim të gjykatës së Venecias, ishte dënuar me 9 vite e 3 muaj heqje lirie.

Bëhet fjalë për durrësakun Ardian Kacmoli, që mëngjesin e sotëm është vënë në prangat e policisë pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Madje, në Shqipëri ky person gjatë këtij viti të pandemisë ka përfituar dhe nga pagat e luftës që ka dhënë qeveria, për të mbështetur bizneset. Newsbomb.al ka siguruar foton e biznesmenit durrësak, që u arrestua sot në një operacion të përbashkët të Policisë së Durrësit, Forcës Operacionale dhe Interpol Tirana.

“Strukturat e Policisë Vendore Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZKQ Interpol Tirana, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Adrian Kacmoli, 41 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Venecias/Itali e ka dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, thuhet në njoftimin e Policisë ndër të tjera.

164495547 237240668146662 4234191909609678495 n

Më shumë

spot_img
spot_img