Hapësire reklamuese

Bota

Arrestohet besniku i Putinit, akuzohet për ryshfet dhe korrupsion

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet besniku i Putinit, akuzohet për ryshfet dhe korrupsion

Ivan Belozertsev, guvernatori i rajonit Penza të Rusisë dhe një mbështetës  i presidentit, Vladimir Putin është arrestuar pasi akuzohet për ryshfet dhe korrupsion.

Komiteti Hetimor ka bërë të ditur se Belozertsev dyshohet se ka pranuar një ryshfet me vlerë prej 31 milionë rublash (420 mijë dollarë).

Deri në momentin që të merret vendimi në gjykatë, guvernatori do të qëndrojë në ambientet e paraburgimit.

Belozertsev, një anëtar i partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar”, ka udhëhequr rajonin e Penzës në Rrethin Federal të Vollgës që prej vitit 2015.

Sondazh

Poll