Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohet Beqo Brahimi, pjesëtari i “Grupit të Lazaratit” i dënuar me 8 vite burg (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Arrestohet Beqo Brahimi, i dënuar me 8 vite burg si pjesë e “grupti të zjarrit” gjatë aksionit të policisë në fshatin Lazarat në vitin 2014.

Beqo Brahimi ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit që kultivonte kanabis në Lazarat dhe i bëri rezistencë me armë policisë gjatë aksionit ku mbeti i vrarë efektivi i forcave RENEA, Ibrahim Basha. Grupi prej pesë anëtarësh u dënua nga Krimet e Rënda me një total prej 52 vitesh burg.

Brahimi është arrestuar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit.

Njoftimi i Policisë:

Shkëmbimi i informacionit mes Intepol Tirana dhe Policisë Belge çon në pranga një 30 vjeçar të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në orët e mbrëmjes, Policia Kufitare e Rinasit, pas informacionit të marrë nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana, se një i kërkuar për  veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve po vinte me avjon nga Belgjika për në Rinas dhe aty mund të prezantohej me dokumenta të falsifikuara, menjëherë në momentin e zbritjes nga avioni  bëri arrestimin  e shtetasit shqiptar B.B., 30 vjeç, lindur  në Gjirokastër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në bazë të Vendimit Penal nr.269 dt.05.06.2015, të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë,  e cila kishte caktuar masën e sigurisë  "Arrest në burg" për veprën penale  "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer  në  bashkëpunim.

Gjithashtu po për këtë shtetas,  Gjykata e Shkallës së Parë  Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë  "Arrest me burg",  për veprën penale "Prodhimi dhe shitja  e narkotikëve".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll