Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohet “Baroni i drogës”, Gëzim Çela

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet “Baroni i drogës”, Gëzim Çela

Ish-oficeri Gëzim Çela, ‘baroni’ i drogës me ‘karrierë’ të gjatë në botën e krimit është arrestuar. Burime për mediat bëjnë me dije se Çela ka rënë në pranga në Kosovë. Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit antidroge "Flakë në det", që nisi më 15 gusht të këtij viti, ku në pranga përfunduan shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj dhe u shpallën në kërkim tre të tjerë.

Kush është Gëzim Çela?

Deri në vitin 1997 ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë, por më pas jeta e tij mori një rrjedhë komlet tjetër, duke u kthyer në një nga trafikantët më të mëdhenj që kalonte drogë nga vendet e Lindjes së Mesme në Europë.

Ai ka qenë i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni” dhe njihet si një nga “bosët” e trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafikun e lëndëve narkotike.

Në atë vilë, policia i gjeti 18 kilogramë kokainë dhe 150 kilogram kanabis sativa, ndërsa në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërruan një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.

Por Çela u lirua nga Gjykata me argumentin se vuante nga një sëmundje e rëndë, por më pas u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”, por kur policia rrethoi shtëpinë e tij në Mamurras, ai ia kishte mbathur.

Për Çelën ekziston edhe një dënim nga Gjykata Italiane me 11 vite burgim dhe 150 mijë euro gjobë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese