Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohet babai i të burgosurit në Fushë Krujë, shkoi të vizitonte djalin, në shollën e atleteve kishte fshehur kokainë

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet babai i të burgosurit në Fushë Krujë, shkoi

Babai i një të dënuari në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë, është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e burgjeve. Ai kishte shkuar të vizitonte djalin që ndodhet në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.

Gjatë kontrollit që është ushtruar, në shollën e këpucës është gjetur e fshehur lëndë narkotike. Shtetasi G.G është arrestuar menjëherë, dhe ndaj tij do të ndërmerren veprime të caktuara ligjore, për futje të sendeve të palejuara në burg.

Njësia operacionale e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka ushtruar një kontroll blic të familjarëve që kishin shkuar të takonin të afërmit e tyre në ditën e vizitave. Efektivët kanë parë imtësisht një palë atlete "NIKE" janë gjetur tre paketime me kokainë.

Dozat e drogës ishin mbështjellë në formë rrethore me celefon, të djegur në majë, me peshë 1.08 gram. Menjëherë nga SHKKB dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u kryen veprimet e para proceduriale, dhe provat e grumbulluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll