Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
27 %
2.1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Arrestohet autori që dyshohet se vendosi tritolin në banesën e Armand Dukës (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Është arrestuar autori i dyshuar për vendosjen e lëndës shpërthyese në shtëpinë e Armand Dukës në Durrës.

Arlen Hasanaj,34 vjeç, është shoqëruar mbrëmjen e sotme në komisariat, si autori i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në shtëpinë e kreut të FSHF-së.

Mësohet se Hasanaj jetonte në lagjen e Dukës dhe është bashkëpronar në kompaninë “Euroshop Durrës”.

Në identifikimin dhe kapjen e autorit te dyshuar të ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Durrësit mbrëmjen e djeshme kanë ndihmuar kamerat e sigurisë, të cilat kanë kapur lëvizjet e autorit para, gjatë dhe pas vendosjes së eksplozivit.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në banesën e Presidentit të Federatës Shqiptarë të Futbollit Armand Duka, u vendos eksploziv.

Vetë Duka pasi shkoi në banesën e tij deklaroi se nga kamerat e sigurimit u pa se ishte një person me kapuç ai i cili vendosi lëndën eksplozive dhe se në momentin e ngjarjes ai nuk ndodhej në shtepi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img