Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet autori i vrasjes në Vaun e Dejës, dyshohet se ishin të dehur kur u konfliktua me 51-vjeçarin në lokal

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet autori i vrasjes në Vaun e Dejës, dyshohet se ishin të

Policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes së 51-vjeçarit Agron Metushi në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau i Dejës.

Autori i dyshuar Alfons Palushani është arrestuar në orët e para të mëngjesit. Policia thotë se vrasja ndodhi për motive banale, pas një sherri në lokal mes autorit 37-vjeçar dhe Metushit.

Alfons Palushani, dyshohet se pas konfliktit verbal rreth orës 03:00 pas mesnate në lokalin e fshatit, shkoi në banesë dhe mori kallashnikovin, më pas u kthye në lokal dhe qëlloi pranë parkingut 51-vjeçarin gjatë kohës që tentoi të largohej me makinë.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, gjeti trupin e viktimës dhe pronarin e lokalit që po priste. Dyshohet se personat kanë qenë të alkoolizuar. Ndërkohë efektivet po bëjnë shoqërimin në polici të disa personave të tjerë qe kanë qene ne lokal për të mësuar me shume rreth kësaj ngjarje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu