Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet autori i plagosjes me armë zjarri në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me FNSh-në kanë arrestuar autorin e plagosjes me armë zjarri të ndodhur katër muaj më parë në fshatin Kamicë të Malësisë së Madhe.

Në pranga ka rënë shtetasi Lulzim Hasanaj, 48-vjeç.

Poicia Shkodër:

Kapet dhe ndalohet autori i ngjarjes së ndodhur me datë 05.05.2018 ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Y. B.

Nga strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër me mbështetjen e FNSH Shkodër, falë një pune intensive hetimore dhe në baze të informacioneve të marra në rrugë operative kapet dhe ndalohet shtetasi:

Lulzim Hasanaj, 48 vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendimit Nr.544, datë 29.05.2018, ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në Burg“ për veprat penale të “Vrasjes me dajshe, në tentative, kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhimit dhe mabjtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76-22, 25 e 278/3 të Kodit Penal, pasi është bashkëautor i plagosjes me armë zjarri i shtetasit Y. B. ngjarje kjo e ndodhur më datë 05.05.2018, në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të metejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.