Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet 44 vjeçari në Krujë, ishte dënuar për vrasje me paramendim por krejt i qetë po transportonte me makinë disa sirianë

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar në Krujë, i dënuar më parë me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Ndërkaq, i sekuestrohet mjeti me të cilin po transportonte disa shtetas sirianë dhe një aparat celular.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme nga Strukturat e DVP Durrës, për goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizuan operacionin policor të koduar "Shtegtari", në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. F., 44 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë me 16 vjet burg, për veprën penale "Vrasja me paramendim".

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në autostradën Krujë-Laç, duke transportuar me mjetin tip "Volksëagen", 5 shtetas sirian, emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale materiale u sekuestruan mjeti tip "Volksëagen" dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu