Hapësire reklamuese

Rajoni

Arrestohet 44 vjeçari, abuzoi seksualisht me 12 vjeçaren, shoqen e ngushtë të vajzës së tij

Shkruar nga Newsbomb

Një Italian 44 vjeçar është arrestuar nga policia në aeroportin e Malpensës për dhunë seksuale ndaj një vajze 12 vjecare, një ngjarje që ka ndodhur në muajin mars në Corvetto, Milano.

Vajza është një shoqe e vajzës së 44 vjecarit që fill pas këtij episodi kishte dalë jashtë vendit për arsye familjare. Ndërkohë që urdhër arresti që kishte dalë në 3 prill, është zbatuar vetëm ditën e djeshme, raportojnë mediat italiane, sapo u pikas që 44 vjecari po kthehej në Milano.

Nëna e vajzës 12 vjecare menjëherë ka bërë denoncimin sepse e ka vënë re menjëherë që vajza e saj po sillej ndryshe sapo hyri në shtëpi.

Kishte kaluar pasditen me shoqen e saj dhe babai I kësaj të fundit, pasi kishin ngrënë drekë të gjithë së bashku ne një fast food, e kishte shoqëruar vajzën e tij në shtëpi për të qëndruar vetëm me 12 vjecaren. Dhe në vend që ta conte te prindërit, ai e ka çuar në një zonë të vecuar dhe e ka dhunuar në makinë.

Kur u kthye në shtëpi, nëna e kuptoi që pas nervozizmit të vajzës kishte dicka më të tmerrshme ndaj iu drejtua menjëherë policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese