Një shtetas shqiptar është arrestuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Kavalas, Greqi. 38 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke ditë më para për veprën penale “vjedhje”, në të njejtën zonë ku u arrestua.
Policia e ndaloi 38 vjeçarin rastëshist në rrugë gjatë një kontrolli rutin, por ata zbuluan se ai ishte shpallur në kërkim dhe e prangosën. Shqiptari është dërgua në prokurori dhe do përballet me akuzën për vjedhje.