Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet 38 vjeçari në Fier, policia sekuestron 3 kg drogë në stanin e tij

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet 38 vjeçari në Fier, policia sekuestron 3 kg drogë

Policia ka vënë në pranga një 38 vjeçar nga fshati Libofshë i Fierit, pasi në stanin e tij ka gjetur një sasi prej 3 kg kanabis.

Bëhet me dije se është arrestuar Elkid Kaçeli, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e mara në rrugë policore se një shtetas posedonte lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin Operacional në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në fshatin Libofshë, Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa në stanin në pronësi të shtetasit Elkid Kaçeli.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Elkid Kaçeli, 38 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu