Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, përdorte të miturin për të vjedhur në biznese

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, përdorte të miturin

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33-vjeçar me akuzën e vjedhjes, si dhe për nxitjen e të një të mituri që të vidhte së bashku me të.

Policia thotë se 15-vjeçari është proceduar në gjendje të lirë, por sipas hetimeve ka rezultuar se ka qenë 33-vjeçari me inicialet R.Ll i cili e shtynte të miturin të kryenin bashkë vjedhje në të paktën tre subjekte, një farmaci dhe dy biznese të tjera.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Influence", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Zbardhen 3 raste të vjedhjes, të kryera në Tiranë, gjatë muajit mars. 

Vihet në pranga autori i dyshuar, i cili kishte shtytur një shtetas të mitur (15 vjeç), për të vjedhur me të.

Procedohet në gjendje të lirë 15-vjeçari, bashkëpunëtor në vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Influence".

Si rezultat i këtij operacioni:

-u vu në pranga shtetasi R. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe “Shtytja e të miturve në kërkim”;

-nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 15 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 13 mars 2023, kanë tentuar të vjedhin në një farmaci, ndërsa më datë 15 mars 2023, kanë vjedhur shuma parash, në 2 subjekte të ndryshme.   

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll