Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet 33-vjeçari në Bathore, ngacmoi seksualisht adoleshenten

Shkruar nga Newsbomb

Një 33 vjeçar në Tiranë është arrestuar nga forcat e policisë pasi ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një adoleshente.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi me inicialet Sh.M. 33 vjeç, me banim në Bathore.

Arrestimi i tij është bërë pasi në mënyrë të vazhdueshme, në kohë dhe vende të ndryshme, ka përndjekur e ngacmuar seksualisht 16-vjeçaren G.D., banuese në Tiranë.

Ndaj 33-vjeçarit rëndon akuza për veprat penale të përndjekjes dhe ngacmimit seksual

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.