Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Arrestohet 32-vjeçari që goditi me thikë policin në Fushë-Arrëz

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Pukës ka bërë të mundur arrestimin në kohë rekord të agresorit 32-vjeçar që qëlloi me thikë policin në krye të detyrës në Fushë-Arrëz.

Mikel Lleshaj ka rënë në prangat e policisë pak orë pasi plagosi për motive të dobëta policin jashtë qendrës së votimit.

Lleshaj është një person me precedent të mëparshëm në fushën e vjedhjes dhe është konfliktuar me policin me pretendimin “që s’dua të të shoh polic”. Polici Gëzim Osmanaj u dërgua në spital për mjekim dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë/ Fushë Arrëz, Pukë

Plagosi me thikë punonjësin e Policisë në krye të detyrës, kapet në kohë rekord autori.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Bardhet të Njësisë Administrative Qafë Mali të rrethit Pukë, ku u plagos me thikë një punonjës policie që ishte në krye të detyrës, organizuan punën dhe falë kontrolleve dhe reagimit të menjëhershëm bënë të mundur që në kohë rekord të lokalizohej, kapej dhe arrestohej autori i plagosjes, shtetasi Mikel Lleshaj, 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë.

Ky shtetas, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV për të shoqëruar kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore, ka plagosur me mjet preres (thikë), punonjësin e Policisë G. O., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do t’i kalojë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për vepren penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” mbetur në tentativë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img