Hapësire reklamuese

Bota

Arrestohet 31 vjeçarja shqiptare, i shet avokatit homoseksual fëmijën për 70 mijë euro

Shkruar nga Newsbomb

Policia italiane ka arrestuar një grua shqiptare, 31 vjeç, pasi i shiti foshnjën e saj një avokati të njohur në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se tashmë 31 vjeçarja është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, si edhe me një shumë parash që duhet të paguajë si gjobë.

Ngjarja ka ndodhur ne Pavia, ku shqiptarja kishte bërë pazar me avokatin dhe do të perfitonte prej tij 70 mijë euro nga shitja e femijes.

Që të bëhej gjithçka e ligjshme, para se të lindte, gruaja shqiptare do të martohej me avokatin, i cili deklaroi ligjerisht se femija ishte i tij.

 Por, fakti qe ai ishte gay, dhe bashkejetonte me një tjetër mashkull i bëri hetuesit që të dyshonin dhe ta çonin me tej çeshtjen. Aty u zbulua më pas gjithçka, pasi shqiptarja rezultoi se kishte perfituar shuma parash nga llogaria e avokatit. Hetuesit kërkuan me tej ADN dhe ajo hoqi çdo dyshim, fëmija nuk ishte i avokatit.

 

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.