Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, u kap te “Unaza e Re” me 90 gram kokainë gati për shpërndarje

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, u kap te “Unaza e

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, shpërndarës kokaine.

Operacioni është realizuar në zonën e “Unazës së Re”, ku policia ndërhyri duke ndaluar 30-vjeçarin Erald Shullazi teksa po qarkullonte me makinë.

Gjatë kontrollit në makinë, banesë dhe ambientet e punës, policia gjeti në total 90 gram kokainë e gatshme për t’u tregtuar.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Collaboration”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta. 

Vihet në pranga 1 shtetas që shpërndante doza kokaine, në Tiranë.

Sekuestrohen dhjetëra doza kokainë, gati për shitje, rreth 90 gram sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë në proces për tu ndarë në doza, si dhe një peshore elektronike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Collaboration”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Në Unazë të Re, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. Sh. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet dhe u sekuestrua sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës dhe të ambientit ku punonte 30-vjeçari, u gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike, e shpërndante atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Unazë të Re.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.