Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet 30 vjeçari në Shkodër, tentoi të korruptonte policët me 20 mijë lekë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Shkodrës ka ndaluar një shtetas me akuzën e mitëdhënies, për shkak se është kapur në flagrancë duke tentuar të korruptonte në officer policie.

Shtetasi Arjan Curri është ndaluar dhe materialet i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i  Kodit Penal.

Më poshtë njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit:

Shkodër

Policia Rrugore godet një tjetër tentativë të "Mitëdhënies"

Tenton të korruptojë punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë.

Më datë 04.10.2017 nga Seksioni Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Arjan Curri , 30 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur lagjia “Perash” tek sheshi "Isa Boletini", Shkodër, ndërsa ishte duke drejtuar mjetin tip "Benz" me targë AA 689 AN, ka tentuar të korruptojë me një kartmonedhë 2000 lekëshe, punonjësit e policisë të Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor Tiranë, pasi kishte mangësi në dokumentacionin e mjetit.

Materialet i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i  Kodit Penal.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.