Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Arrestohet 30 vjeçari në Gjirokastër me 5 kg heroinë e 10 kg kanabis (Video)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 30 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi i janë gjtur plot 5 kilogram drogë e llojit heroinë si dhe 10 kg kanabis sativa.

Pas një pune intensive të kryer nga Specialistët Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u  finalizua me sukses operacioni i koduar “Stafeta”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Ervis Canka, 30 vjeç, banues në Përmet .

Arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një automjet tip Benz po transportonte lëndë narkotike,  është ngritur një Pikë Kontrolli në aksin rrugor Tepelenë -Përmet në vendin e quajtur “Ura e Leklit”.

Në pikën e kontrollit është afruar mjeti tip “Benz” me targa AA 828 NC,  me drejtim lëvizje Tepelenë – Përmet, ku drejtues mjeti ishte shtetasi Ervis Canka, i cili së bashku me automjetin e tij u shoqërua për në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër për një kontroll më të imtësishëm.

Nga kontrolli i automjetit rezultoi se në pjesën e pasme kishte  në një hapësirë midis sediljes së pasme dhe bagazhit, brenda së cilës u konstatuan 10 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë të mbështjella me natriban me peshë totale 5 kg e 150 gr , si dhe 10 pako lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva të mbështjella me natriban me peshë totale 10 kg. Brenda në automjet u konstatuan dhe u sekuestruan dhe 6 aparate celularë. 

{mp4}34500{/mp4}
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img