Tirana
broken clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1.5kmh
75 %
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim në Elbasan, akuzohet për plagosje të rëndë me dashje

Lajme të ngjashëm

Policia e Elbasanit ka prangosur 30-vjeçarin të shpallur në kërkim, Guri Biba, i cili akuzohet për veprën penale: “Plagosje e rëndë me dashje”. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest me burg”.

“Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit në  kërkim: Guri Biba, 30 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri.

Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal  më datë 05.03.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale: “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga neni  88/1 i Kodit  Penal”, bënë më dijë policia. 


Më shumë